Kloppi: Salahu nuk largohet

04 shtator 2023 | 16:11

Ditë vendimtare për të ardhmen e Mohamed Salah. Pasi refuzoi ofertën fillestare të një klubi arab, i gatshëm të paguante 160 milionë euro për talentin egjiptian, Jurgen Klopp tha se është i bindur se sulmuesi 31-vjeçar i Liverpool do të vazhdojë të qëndrojë në Anfield.

Merkatoja në Arabinë Saudite do të mbyllet të enjten, dhe në Liverpool pritet një tentativë e re e Al Ittihad në atë afat, pavarësisht se Klopp theksoi se Salah nuk është në shitje.

“Nuk kam pasur kurrë dyshime për lidhjen e tij me këtë klub. Nuk mund t’i imagjinoni thashethemet që kanë qarkulluar këto ditë, ne qëndruam plotësisht të qetë. Mohamed është lojtari ynë dhe ne duam që ai të luajë për ne”, është shprehur trajneri gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 96 milionë euro ka arritur fitimi i pastër i…