Kloppi zbulon bisedën që kishte me Alissonin  

08 shkurt 2021 | 12:55

Alisson Becker është një nga portierët më të mirë në planet, por përballë Manchester City bëri dy gabime që ndikuan në rezultat. Ekipi i Pep Guardiolës fitoi 1-4 në “Anfield”, stadium ku nuk merrte tre pikët prej vitit 2003.

Kampionët në fuqi kanë dalë jashtë garës për titull, teksa nuk ka siguri as për renditjen në zonën e Ligës së Kampionëve.

“The Reds” renditen në vend të katërt me një pikë më shumë se Chelsea. Jurgen Klopp ka zbuluar bisedën me portierin latin pas humbjes së djeshme.

“I fola për pak sekonda. Natyrisht që ai ishte shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur. Vazhdonte të thoshte: jo sot, vetëm sot nuk duhet të ndodhte… Unë iu përgjigja: ky është problemi i gabimeve. Nuk mund t’i korrigjosh menjëherë pasi i ke kryer. Vetëm mund të mësosh prej tyre. Jam i sigurt që nuk do i përsërisë më këto gabime. Ai na ka shpëtuar jetën në shumë raste me pritjet e tij, nuk e di sa herë. Po flasim për një portier të nivelit botëror. I thashë edhe këtë: i sheh stendat? Mund ta gjuash topin atje për t’u shfryrë”, ka deklaruar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka reaguar ndaj zërave të fundit se…