
Kloppin nuk e brengos asnjëherë forma e Salahut
11 dhjetor 2018
| 11:37
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë i brengosur për formën e Mohamed Salahit, i cili shënoi tri gola në ndeshjen ndaj Bournemouthit të shtunën.
“Nuk kam qenë asnjëherë i brengosur për formën e tij”, ka thënë Kloppi. Në 16 paraqitje të yllit egjiptian në këtë stinor të Premierligës i ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime.