Klos Vokshi i pafat në lëshimin e dytë në Lojërat Olimpike Dimërore
24 janar 2024
| 10:38
Skitari kosovar Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj Gangwon 2024
Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu.
Në lëshimin e parë doli i 54-ti prej 79 garuesve. Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.
Në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat, dje garoi Lirika Deva, e cila doli e 31-ta.
Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangëon të Koresë së Jugut.