Klose emërohet trajner i Nurnbergut
11 qershor 2024
| 12:31
Skuadra gjermane Nurnberg e ka emëruar trajner ish-futbollistin legjendar të Gjermanisë, Miroslav Klose.
46-vjeçari zejen e trajnerit e filloi në vitin 2016-të pasi u pensionua nga futbolli aktiv. Ai fillimisht u caktua si ndihmëstrajner tek kombëtarja gjermane. Nga 2018-ta i drejtoi kategoritë e reja të Fc Bayernit (U-17 dhe U-18).
Ndërkaq, më pas punoi si ndihmëstrajner te skuadra e parë “bavareze”, ku luajti edhe vet për disa vite duke dhënë kontribut të çmuar.
Klose si futbollist ka djersitur fanellën edhe të ekipeve si Werder Bremen dhe Lazio.