Klose largohet nga Bayerni

17 maj 2021 | 10:43

Jo vetëm Hans-Dieter Flick. Trajneri nuk është i vetmi që do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Aventura bavareze do të përfundojë edhe për Miroslav Klose.

Ish-sulmuesi i famshëm gjerman, i cili punon si ndihmës i Flick te rekordmenët e futbollit gjerman, ka folur rreth së ardhmes së tij në prononcimin e dhënë për Kicker.

“Do të vendos vetë se çfarë do të bëj sezonin e ardhshëm, idetë i kam të qarta. Mendoj se Kahn e ka të qartë që nuk do të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm”, deklaroi 42-vjeçari.

E ardhmja? Mediat gjermane janë të bindura që Klose do të ndjekë Flick në eksperiencën e re te kombëtarja e Gjermanisë, detyrë që do e marrë pasi të përfundojë Euro 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka vazhduar edhe të hënën në mëngjes fushatën e…