Klose, trajner i të rinjve në Bayern
19 prill 2018
| 10:59
Miroslav Klose është gati të rikthehet në botën e futbollit. Një nga sulmuesit më të shquar të futbollit gjerman ka vendosur të nisë një karrierë të re, atë të trajnerit, pasi si lojtar e mbylli në vitin 2016 me fanellën e Lazios.
39-vjeçari do të jetë pjesë e ndryshimeve te Bayern Munchenit për sezonin e ardhshëm ku, pas Kovaqit, në stol si trajner ai do ta marrë drejtimin e ekipit të të rinjve. Klose ka arritur akordin me drejtuesit “bavarezë” dhe tashmë vetëm pret fundin e këtij sezoni për ta nisur aventurën e re si trajner.