Klosi: Luftën e hapi UÇK-ja, ata vendosën të luftonin me një nga ushtritë më të mira në rajon

11 shkurt 2023 | 22:30

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Fatos Klosi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “n’Demos”, ku ka folur edhe për fillimet e tij të para në këtë institucion.

Detyra e parë e Klosit në krye të këtij institucioni ka qenë njohja në detaje e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë pata detyrën fillimisht që ta njoh ç’është UÇK-ja, në mënyrë që ta informoi kryeministrin tim, pasi dëgjonim që nëpër botë i shpallnin terroristë, e kësisoj kryeministri shqiptar do të duhej të ishte më i informuar nga të gjithë kryeministrat e rajonit e të botës se çfarë po ndodhte në Kosovë. Në një fazë të dytë e panë edhe shtetet e Evropës që situata në Kosovë nuk dukej aq mirë, kështu që ato informacione që i dinim u transmetonim atyre”, është shprehur ai.

Meritat e ushtarëve të një prej ushtrive më të pastra që njeh historia e njerëzimit, i ka bërë të qarta edhe ish-shefi i SHIK-ut në Shqipëri.

“Faktet ishin të qarta, që luftën e hapi UÇK-ja, kontributi ishte e tëra e saja, heroizmat e atyre njerëzve që vendosën të luftonin me një nga ushtritë më të mira në rajon, siç ishte ajo serbe, por lufta përfundoi nga NATO, pra duhet të shkonte një herë mesazhi atje, ata erdhën vet pastaj, e që bënë shumë punë, tentuan edhe me rrugë tjetër që të merren vesh me Millosheviqin, por s’kishte një dakordim e kësisoj ndodhën edhe bombardimet. UÇK-ja ishte më e zonja se ne, pra kishte lidhje në të gjithë Evropën, ata luftuan me armë të mbarë në vendet më të mëdha të Evropës, gjë që Shqipëria se bënte dot”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka vazhduar me ndeshje pozitive, duke mundur Ponte Prizrenin…