Klosi: Shqipëria ka pasur agjentë në Serbi (video)

14 janar 2024 | 14:47

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar (ShIK), Fatos Klosi, ka komentuar në një intervistë për “Euronews Albania” lajmin e publikuar në  mediat serbe për kapjen e një spiunin serb që punonte për shërbimin sekret shqiptar.

Sipas tij, lajmi duket i sajuar pasi shërbimet sekrete nuk i nxjerrin në publik lajme të tilla që kanë të bëjnë me veprimtarinë  e tyre.

Klosi ka treguar se Shqipëria ka pasur agjentët e vet në Serbi, duke theksuar se interesi nuk ka qenë për bazat e tyre ushtarake por çështje që lidhen me politikën.

“Ne kemi interes të dimë objektet e politikës së tyre se sa ato ushtarake. Edhe serbët edhe kosovarët sot po mburren se po blejnë armatime dhe kjo nuk përbën asnjë lajm. Shqipëria ka pasur agjentët e vet serb në Serbi. Kishim bashkëpunëtorë të vjetër dhe të rinj me detyra të caktuara, nëse kishte një problem që duhej zgjidhur. Problemi më i madh gjatë kohës që unë drejtoja ka qenë lufta në Kosovë dhe problemet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministrat nuk më kanë dëgjuar, por nuk ka pasur kontradikta. SHIK nëse nuk dëgjohet, është njësoj sikur nuk ekzistojë. Nuk ka asnjë habi që një punonjës i një shërbimi sekret të bindet për të punuar për një shërbim tjetër”, ka thënë Klosi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, i cili po shkëlqen këtë…