Klubet e hendbollit, të suksesshme në garat evropiane

02 janar 2021 | 20:28

Dy skuadra nga Kosova, Besa Famgas dhe Prishtina, ishin të suksesshme në garën e Kupës Evropiane.

Kampionia në fuqi, Besa, nuk ia arriti të kualifikohet në një të tetën e finales së Kupës Evropiane edhe përkundër që e fitoi ndeshjen e parë 24:22, por e humbi ndeshjen e dytë me tri gola dallim (23:20) nga Boraci.

Ndërsa Prishtina u eliminua në rrethin e tretë, pasi pësoi dy humbje nga AEK-u (37:19, 41:8). Hendbollisteve të Istogut u ka munguar fati për të kaluar në raundin e katërt të Kupës Evropiane. Istogu në raundin e tretë u eliminua nga skuadra bjelloruse Victoria – Berestie.

Ndeshjen e parë, të shtunën, Istogu e fitoi 33:30, por të dielën istogaset pësuan me katër gola dallim, 32:28 dhe kështu skuadra bjelloruse avancon në raundin tjetër. Në këtë garë pjesëmarrëse ishte edhe Vushtrria, por kjo skuadër është eliminuar pikërisht nga një tjetër skuadër e Kosovës, Istogu.

KHF Ferizaj është eliminuar nga Kupa Evropiane në kuadër të rrethit të tretë nga skuadra turke Muratpasha Belediyesi. Ferizaj ndeshjen e parë e humbi me rezultat 40:15, kurse ndeshen e dytë e humbi me rezultat 32:16.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë më shumë se nëntë muaj prej kur jeta…