
Klubet e notit sot protestojnë para MKRS-së
20 shkurt 2023
| 08:22
Klubet e Federatës së Notit të Kosovës do të protestojnë sot para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, siç thonë, për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në shkatërrimin e Federatës së Notit të Kosovës, duke favorizuar grupe të interesit të përkrahura edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS.
“Përkundër kërkesës për takim injorimi total nga ministri Çeku dhe rekomandimi katastrofal i Komisionit për Licencim duke lënë jashtë klube me traditë shumë vjeçare dhe duke futur në lista klube që asnjëherë nuk ishin pjesë e Federatës, na detyron që të protestojmë dhe të kërkojmë drejtësi në sportin e notit”, thuhet në njoftim.