Klubet e Premierligës nuk do t’i përdorin emrat e kompanive të basteve në fanella
Klubet e Premierligës janë marrë vesh bashkërisht që të heqin dorë nga përdorimi i emrave të kompanive të basteve në fanellat e tyre.
Janë tetë klube aktuale të Premierligës që në fanellat e tyre prapa i kanë sponsorë kompanitë e basteve, duke i fituar rreth 60 milionë funte në vit, shkruan “Sky Sports”.
Ky ndryshim do të nisë së aplikuari që nga fillimi i sezonit 2026/27, kur do të përfundojnë edhe krejt kontratat aktuale të klubeve me sponsorët aktualë të fanellave. Premierliga, në një njoftim të saj, tha se është bërë liga e parë sportive në Britaninë e Madhe që e merr një vendim të tillë, në bashkëpunim me “aminin” e krejt klubeve të saj, për heqjen e kompanive të basteve nga fanellat.
Premierliga njoftoi, po ashtu, se është duke punuar me sportet e tjera në zhvillimin e kodit të ri për sponsorizimin e përgjegjshëm nga lojërat e fatit.