Klubet e Superligës: Të drejtat televizive do të ndahen në mënyrë të barabartë

14 shtator 2020 | 16:29

Skuadrat e Superligës së Kosovës janë pajtuar të ndajnë në mënyrë të barabartë timin që vjen nga të drejtat televizive për sezonin 2020/21, ka bërë të ditur FFK-ja. Për herë të parë, Superliga do të jetë jashtë transmetuesit të deritashëm Digitalb/Supersport dhe të drejtën këtë vit e ka fituar ArtMotion, që ka ofertuar me 380 mijë euro.

“Klubet në mënyrë unanime vendosen për ndarjen e mjeteve në mënyrë të barabartë siç ka qenë deri më tash. Krerët e FFK-së ofruan gatishmëri maksimale për të gjitha klubet dhe gjithashtu së bashku u darkorduan që të bëjnë më të mirën që niveli i futbollit në Kosovë të ngritët sa më lart në të gjitha aspektet”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kështu, nëse mjetet që do të merren nga transmetuesi do të ndahen në mënyrë të barabartë dhe të gjitha do të shkojnë te klubet, atëherë me një llogari të thjeshtë matematikore i bie që secili ekip i Superligës të marrë nga 38 mijë euro për sezonin 2020/21. Këtë stinor Superliga do të ketë 10 skuadra pjesëmarrëse, që ka arritur më në fund procesin e shkurtimit të ekipeve pas shumë vitesh, ndërsa ekipet që do të garojnë për titull, dalje në Evropë dhe mbijetesë janë: Drita, Gjilani, Ballkani, Prishtina, Feronikeli, Llapi, Trepça‘89, Drenica, Besa e Arbëria.

Nga skuadrat pjesëmarrëse, Arbëria është debutuese këtë stinor në Superligë – pasi që ka arritur për herë të parë të sigurojë elitën e futbollit kosovar. Në anën tjetër, skuadrat tjera duket të jenë stabile dhe pritet të jetë një luftë e madhe mes tjerash si për titull ashtu edhe për mbijetesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presindeti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka dalë ditën e sotme…