Klubet me më së shumti futbollistë pjesëmarrës në Kupën e Botës
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te fillimi i Kupës së Botës “Katar 2022” dhe përveç ndryshimeve të minutave të fundit që mund të ndodhin, 32 ekipet pjesëmarrëse kanë tashmë listat e tyre përfundimtare.
Vendin e parë në listën e klubeve që kontribuojnë me më së shumti futbollistë në këtë turne e mban Bayern Munchen, që ka dërguar 17 futbollistë në Katar.
Pothuajse gjysma e tyre janë të ftuar te Kombëtarja e Gjermanisë, si: Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Leon Goretzka, Thomas Muller, Serge Gnabry dhe Leroy Sane.
Katër futbollistët tjerë janë të ftuar te Franca; Dayot Upamecano, Benjamin Pavard, Lucas Hernandez dhe Kingsley Coman.
Bayerni gjithashtu do të përfaqësohet edhe nga Sadio Mane (Senegal), Matthijs de Ligt (Holandë), Josip Stanisic (Kroaci), Eric Maximim Choupu-Moting (Kamerun), Alphonso Davies (Kanada) dhe Noussair Mazraoui (Marok).
Barcelona renditet pastaj në këtë listë me 16 futbollistë. Luis Enrique ftoi 7 futbollistë të kësaj skuadre te Spanja, si: Eric Garcia, Jordi Alba, Sergio Busquets, Pedri, Gavi, Ansu Fati dhe Ferran Torres.
Ousmane Dembele dhe Jules Kounde u ftuan nga Franca, Memphis Depay dhe Frenkie de Jong nga Holanda, Robert Lewandowski nga Polonia, Raphinha nga Brazili, Ronald Araujo nga Uruguai, Marc-Andre Ter Stegen nga Gjermania dhe Andreas Christensen nga Danimarka.
Në Katar do të marrin pjesë edhe 16 futbollistë nga Manchester City gjithashtu, teksa pesë prej tyre janë që do të mbrojnë ngjyrat e Anglisë, si: John Stones, Kyle Walker, Kalvin Philips, Jack Grealish dhe Phil Foden.
Futbollistët tjerë të ftuar nga ekipet e tyre kombëtare janë: Ruben Dias, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva (Portugali), Aymeric Laporte dhe Rodri (Spanjë), Kevin De Bruyne (Belgjikë), Ilkay Gundogan (Gjermani), Nathan Ake (Holandë), Julian Alvarez (Argjentinë), Ederson (Brazil), Manuel Akanji (Zvicër).
Pas këtyre tri klubeve, renditet Manchester United me 14 futbollistë, Real Madridi me 13 dhe Chelsea me 12.