Klubet në Kosovë lejohen t’i nisin stërvitjet
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që t’i lejojë klubet e futbollit në Kosovës t’i nisin stërvitjet. Lajmi është konfirmuar nga burimet e Gazetës Express brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila është në pritje të vendimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Duhet presim vendimin për të kuptuar se kur duhet t’i fillojnë klubet stërvitjet, stërvitjet, çfarë masash mbrojtëse duhet t’i ndërmarrin dhe detaje tjera”, tha ky burim. Në këtë mënyrë, IPKO Superliga e Kosovës pritet të fillojë pas rreth dy javë stërvitjesh së klubeve, respektivisht në javën e parë të qershorit.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë garat nuk mund të rifillojnë deri në qershor dhe se në maj lejohen vetëm klubet të stërvitin duke respektuar një varg udhëzimesh të institucioneve shëndetësore. Futbolli në Kosovë e ka ndërprerë çdo aktivitet shkaku i koronavirusit që nga 13 marsi.