Klubet shqiptare bëjnë ‘ligjin’ në futbollin maqedonas
23 gusht 2020
| 01:03
Shkëndija e Tetovës ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në edicionin e ri të kampionatit maqedonas.
Skuadra tetovare mposhti 1-0 Makedonija GP, për të shkuar në kuotën e shtatë pikëve pas tri ndeshjeve të para.
Heroi i ndeshjes ishte Besart Ibrahimi i ciki realizoi golin e parë dhe të vetëm të takimit, saktësisht tre minuta para fundit të ndeshjes.
Shkëndija tashmë ndanë pozitën e parë bashkë me ekipin tjetër shqiptar, Shkupin, me gjithsej shtatë pikë.
Fitoren e parë ndërkaq e ka arritur edhe ekipi tjetër, Renova.