Klubi anglez e dëshiron Strakoshën
09 shkurt 2022
| 12:09
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha duket gjithmonë e më larg Lazios, edhe pse në javët e fundi ka rifituar vendin e titulluarit. Portieri kuqezi ka përfunduar në orbitën e skuadrës së Watfordit.
Sipas “Sportmediaset”, kontaktet kanë nisur dhe po ecin mirë pasi oferta në tavolinë është tërheqëse ekonomikisht. Shumë nga zgjedhja e Strakoshës do të varet nga qëndrimi ose jo i tyre në elitën e futbollit anglez.
Nëse Watfordi bie në Championship, Strakosha nuk do ta pranonte ofertën e tyre. “Gardiani” shqiptar pritet që të largohet falas nga Lazio dhe të marrë dhe një rritje në pagë si shpërblim. Gjithsesi në javët në vijim do të kemi dhe një panoramë më të qartë për të ardhmen e tij.