Klubi anglez e kërkon Asllanin
Roberto De Zebri, trajneri i Brighton, nuk i ndahet Kristjan Asllanit. Sipas medieve italiane, De Zebri vijon të kërkojë informacione për yllin kuqezi, një lojtar që e pëlqen shumë pasi prej kohësh e ka ndjekur nga pranë, e kërkonte edhe gjatë periudhës që ishte në krye të Sassuolos.
Pavarësisht interesimit të fortë nga ana e trajnerit, nuk është e lehtë që Inter të lëshojë një lojtar të ri dhe me prespektive, një lojtar për të cilin investuan afro 14 milionë euro një vit më parë.
Drejtuesit e klubit shtyjnë gjithnjë e më shumë Inzaghi-n t’i jap minuta Asllanit, por trajneri zikaltër nuk e ka prioritet, nuk beson shumë tek Asllani, kjo vërtetohet edhe nga lëvizjet në treg. Afrimi i Samardzic zvogëlon gjithnjë e më shumë hapësirat për Asllanin, një situatë që mund të ndryshojë situatën e talentit kuqezi në radhët e Interit.
Ideja e lojtarit është e qartë, kërkon të qëndrojë në Milano për të luftuar për minuta, por nga ana tjetër interesimi nga Brighton dhe jo vetëm mund të tundojë Interin ose Asllanin të gjejnë një zgjidhje tjetër, mbase një huazim.