Klubi anglez rikthen interesimin për Rashicën

24 dhjetor 2020 | 14:12

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica mund të largohet shumë shpejt nga Werder Bremeni. Shumë klube janë të interesuara për të, derisa në krye të listës qëndron skuadra nga Premier Liga, Aston Villa.

“Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të tri palëve”, ka shkruar The Athletic.

Rashica është i lënduar dhe në janar pritet të jetë i gatshëm për lojë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Tunizisë kanë thënë se 20 emigrantë janë gjetur…