Klubi arab shkarkon Hasin

02 shkurt 2022 | 16:45

Një lajm interesant ka ardhur sot nga Arabia Saudite.

Gazetari portugez Cesar Luis Merlo ka njoftuar se klubi Al-Ahli ka vendosur ta largojë Besnik Hasin.

Sipas portugezit, Hasin do ta zëvendësojë trajneri portugez Jorge Jesus, i cili deri tash ishte trajner i Benficas.

“Al-Ahli ka vendosur të shkarkojë trajnerin e tij, shqiptarin Besnik Hasi. Prandaj ia bëri një ofertë miliona dollarëshe Jorge Jesusit, i cili ka pranuar të përgjigjet në ditët në vijim”, ka shkruar gazetari Merlo. Nga klubi nuk ka ndonjë njoftim deri tash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi…