Klubi Futbollistik “Gjakova” vatër talentësh
Klubi futbollistik “Gjakova” i cili mbanë emrin e qytetit të Gjakovës, është themeluar në vitin 1961, dhe nga ky klub kanë dal shumë emra të njohur të cilët kanë përfaqësuar jo vetëm Kosovën.
Vlenë të përmendim Ardian Koznikun i cili me kombëtaren e Kroacisë është stolisur me medalje të bronztë në kampionatin botëror, pastaj Besnik Hasi i cili për një kohë të gjatë ka luajtuar për kombëtaren e Shqipërisë i cili poashtu ka qenë edhe kapiten i kombëtares. Hasi ka luajtuar edhe për shumë ekipe evropiane.
Klubi gjakovar i cili për shkak të gjendjes finaciare rrezikohej të shuhej, ka kaluar nëpër sfida të shumta, por fal angazhimit dhe ndihmës së sportdashësve ia ka dal që të mbijetoj.
Në sezonin 2018-2019 ështe riaktivizuar dhe falë punës dhe angazhimit ka siguruar hyrjen ne Ligën e Dytë të përbashkët. Pra edhe pse ka qenë jashtë garave për më shumë se dhjetë vitesh ajo ia ka dal që të ruaj shpirtin e ekipit në grupmosha të ndryshme. K.F “Gjakova” gjatë kësaj periudhe ka qenë aktive me gjeneratat U12, U13 etj.
Gjatë sezonit 2019-2020 klubi gjakovar do të garoj me Senior në Ligën e Dytë unike, me Junior në Ligën e Parë, me Kadetë U17 në Superligën e Kosovës, kurse me gjeneratat U15, U13 dhe U11 do të garoj në Ligën Rajonale të Gjakovës ku edhe është kampion për dymbëdhjetë vite me radhë.
Gjatë këtij edicioni klubi gjakovar ka synin kreune tabelës dhe ngritjen në rangun më të lartë dhe për këtë arsye edhe ka bërë përforëcime me futbollist cilësor.
Gjakovarët janë përforcuar me ARBËR KUSARIN nga K.F. VËLLAZNIMI, FILATI nga DUSHKAJA, XHEK PAJO nga SHQIPËRIA i ardhur nga K.F. VËLLAZNIMI.
Klubi gjatë këtij edicioni do të prezantoj edhe ndresat e reja të klubit të cilat janë donacion i Komunës së Gjakovës. Klubin e Gjakovës e drejton ish-lojtari i mirënjohur e trajneri Gëzim Daka.
KY ËSHTË KLUBI FUTBOLLISTIK “GJAKOVA” VATËR E EMRAVE TË NJOHUR SI DHE TALENTËVE TË RINJË TË CILËT PO SHKOJNË HAPAVE TË GJENERATËS SË VJETËR.