Klubi gjerman interesohet për Asanin
20 maj 2024
| 16:15
Jasir Asani, pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar, do të largohet nga Koreja e Jugut, aty ku është pjesë e skuadrës së Gwangju.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 28-vjeçari është në bisedime me klubin gjerman, Dusseldorf.
Këta të fundit, e mbyllën kampionatin në vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe synojnë ngjitjen në elitë, pasi përballen në “play-off” me Bochum. Drejtuesit e klubit gjerman, janë në bisedime me menaxherin e Asanit dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje në orët e ardhshme.