Klubi gjerman shfaq interes për Zhegrovën
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, pasi interesim serioz për shërbimet e tij ka shfaqur ekipi i Leipzig.
Siç raporton ‘Sky Germany’, drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një ofertë në drejtim të Lille për shërbimet e Zhegrovës.
Sidoqoftë, problem mbetet shuma që po kërkon ekipi i Lille për ta lejuar sulmuesin që të largohet, pasi thuhet se klubi francez po kërkon diku rreth 17-20 milionë euro për ta liruar atë.
Leipzig në anën tjetër momentalisht besohet se ka refuzuar që ta paguajë këtë shumë, megjithëse mbetet të shihet nëse gjatë negociatave palët do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Një faktor që mund të ndihmojë në realizimin e këtij transferimi është vet Edoni, pasi ai thuhet se po ëndërron që të kaloj tek një klub i madh në Gjermani.
Kjo nuk është hera e parë që Lille vihet pas 24-vjeçarit pasi interesim për të ata kishin shprehur edhe gjatë kohës kur Zhegrova luante për Baselin.