Klubi i Biznesit fillon vizitën zyrtare në SHBA
Drejtuesit e Klubit të Biznesit kanë nisur të hënën një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoqata, e cila avokon për thellimin e bashkëpunimit mes prodhuesve vendor me ata ndërkombëtar, ka thënë se përfaqësuesit e saj e kanë nisur vizitën nga varrezat nacionale të Arlingtonit.
Njoftimi i plotë i Klubit të Biznesit:
“Klubi i Biznesit vizitën e parë e ka filluam duke vendosur një buqetë lule në varrezat nacionale të Arlingtonit, aty ku prehen të rënët për liri të ushtrisë amerikane. Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë me mirënjohje sakrificën e ushtarëve amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s, si dhe luftën e drejtë të UÇK-së, që sollën lirinë për popullin tonë. Gjithmonë mirënjohës. Gjithmonë falënderues. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësor për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës. Mbështetja e tyre ka ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, duke forcuar institucionet tona dhe duke krijuar mundësi të reja për të gjithë qytetarët. Mirënjohje për miqësinë dhe përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë. Bashkëpunimi ynë është një gur themel i suksesit tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Klubit të Biznesit, që udhëhiqet nga Ilir Ibrahimi.