Klubi i Gjimnastikës “Elita” fiton Kupën e Kosovës në Gjimnastikë Artistike për Femra

12 janar 2022 | 16:01

Klubi i Gjimnastikës “ELITA” nga Prishtina është ekipi fitues i Kupës së Kosovës në Gjimnastikën Artistike për Femra. Ky klub ka grumbulluar në total 392.51 pikë, ndërsa fituese e Kupës së Kosovës për Meshkuj është  Akademia e Gjimnastikës “Universiteti” që ka grumbulluar 129.99 pikë.

Në garat e Kupës së Kosovës të mbajtura më 25 dhjetor 2021 dhe 8 janar 2022, të organizuara nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës në Gjimnastikën Artistike për Femra dhe Meshkuj, Klubi “Elita”, e përfaqësuar me 12 sportistë, (Olisa, Leona, Bora, Elena, Riana, Una, Vilëza, Jarita, Valëza, Fitore, Lisa, Rizona dhe Genti), ka grumbulluar gjithsej 392 pikë në Gjimnastikën Artistike për Femra dhe është renditur e para, duke lënë pas në vendin e dytë Klubin “Omnisporti”, dhe në vendin e tretë Klubin “Fushë-Kosovës”, Klubin “Ferizaj” etj.

Ndërsa në Gjimnastikën Artistike për Meshkuj, Akademia e Gjimnastikës “Universiteti” ka arritur të tubojë 129 pikë, duke u renditur i pari. Në vendin e dytë është renditur Klubi i Gjimnastikës “Ferizaj” ndërsa në të tretin “Omnisporti”./Epoka e re/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pauze të shkurtër ka vazhduar seanca ndaj Nasim…