Klubi i Interit dhuron 100 mijë euro për hulumtime në lidhje me coronavirusin

04 mars 2020 | 22:15

Interi dhe presidenti i tyre Steven Zhang kanë njoftuar se ata do të dhurojnë 100 mijë euro për Departamentin e Kërkimeve Biomjekësore në Spitalin Sacco në Milano për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit.

Virusi tani ka prekur mbi 3 000 njerëz në Itali, duke marr edhe 107 jetë njerëzish.

Lombardia është qendra e shpërthimit të coronarvrusit dhe Inter kanë bërë dhurimin prej 100 mijë euro për të ndihmuar në studimin e sëmundjes, pasi shkencëtarët po punojnë për ta kuptuar më mirë.

“FC Internazionale Milano dhe Steven Zhang njoftojnë për dhurimin e 100,000 eurove për Departamentin e Shkencave Biomjekësore për klinikën “L. Sacco” në Milano, e drejtuar nga Prof. Massimo Galli”, thuhet në deklaratën e klubit zikaltër.

Klubi ka shtuar se ka lidhje të madhe me qytetin e Milanit dhe i falënderon të gjithë ata që po punojnë për shërimin sa më të shpejtë të këtij virusi. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është bërë…