Klubi i karatesë ‘Policia e Kosovës’ fiton medalje të bronztë në turneun memorial ‘Adem Jashari’
04 nëntor 2024
| 16:49
Klubi i karatesë “Policia e Kosovës” i themeluar dhe i regjistruar edhe në Federatën e Karatesë së Kosovës ka marrë pjesë në turneun memorial “Adem Jashari” të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.
“Policia e Kosovës” në këtë turne ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë Senior -Kata.
“Së fundi në kuadër të PK-së është themeluar Shoqata Sportive e Policisë së Kosovës dhe deri më tani janë hapur 8 klube në disiplina të ndryshme ndër to edhe Klubi i Karatesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.