Klubi i Karatesë “Prishtina”, i suksesshëm edhe në turneun “Shpresat e Kosovës 2019”
23 prill 2019
| 11:14
Klubi i Karatesë “Prishtina” ka vazhduar me suksese, këtë herë në turneun kombëtar “Shpresat e Kosovës 2019”. Garat u mbajtën në palestrën “13 Qershori” në Therandë, nën organizimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.
Pjesëmarrëse ishin 34 klube me mbi 280 pjesëmarrës, të cilat treguan shkathtësitë e tyre. Normalisht që në mesin e tyre ishin edhe karateistët e Klubit “Prishtina” të cilët korrën suksese.
Sportistët e Klubit “Prishtina” që u treguan të suksesshëm në këtë garë janë: Antoneta Budakova, Era Gërbeshi, Riga Dresha, Shpata Llalloshi dhe Rina Haxhiu.