Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje
Në kuadër të shoqatës sportive të Policisë së Kosovës (PK), klubi i karatesë së PK-së, dje me datën 28.11.2024 ka marr pjesë ne Kampionatin Mbarëkombëtar të Karatesë që u mbajte në Tiranë.
Në kampionatin e organizuar në Tiranë, kanë marrë pjesë klube nga trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku klubi i PK-së është paraqitur në dy disiplina (KATA dhe KUMITE), gjithsejtë në katër kategori dhe ka arritur të sigurojë po aq medalje të cilat janë;
Senior Kata vendi i dytë
Senior Kumite – vendi i tretë
U21 Kata – vendi i tretë
U21 Kumite – vendi i tretë
Edhe pse konkurrenca ishte shumë e fortë, me disiplinën dhe profesionalizmin e treguar janë siguruar medalje në secilën kategori, e kjo dëshmon punën dhe angazhimin e palodhshëm të garuesve të PK-së.