Klubi i Kosovës ia ofron 15 mijë euro trajnerit nga Shqipëria

27 prill 2022 | 11:23

Orges Shehi tani është në qendër të vëmendjes. Prej javësh trajneri i Tiranës ka në tavolinë një ofertë shumë të mirë. Një skuadër nga Kosova i ka afruar 15 mijë euro që ai së bashku me stafin e tij të drejtojnë një ekip të BKT Superligës dhe ta sjellin titullin kampion.

Oferta është shumë e mirë dhe është një nga të shumtat, ndërsa Orges Shehi kërkon ta vazhdojë punën te Tirana dhe do ta vazhdojë, raporton “PanoramaSport”. Gjithsesi, trajneri i ka kërkuar kohë më parë presidentit Refik Halili dy gjëra teknike: ta ruajë grupin, pra t’i rinovojë kontratat me lojtarët pa kontratë, por edhe të ketë një skuadër kompetitive për sezonin e ri.

Pra, që të mos ketë largime. Edhe nëse ka largime ekstra, pra për shitje, Shehi kërkon nga klubi që t’i zëvendësojë me lojtarë të vlefshëm dhe të njëjtë me ata që ka pasur. Këto janë kushtet teknike të Shehit, i cili e mori skuadrën një vit e gjysmë më parë dhe që në sezonin e dytë solli titullin te bardheblutë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elion Bobani është nga Gjakova dhe prej katër vjetësh merret…