Klubi i La Ligës interesohet për Manajn

16 korrik 2021 | 12:31

Rei Manaj mund të jetë shqiptari i tretë që do të luajë këtë sezon në La Liga, pas Keidi Bares dhe Ivan Balliut.

Së fundmi, gazetari spanjoll Ignacio de la Varga ka bërë me dije se skuadra e Cadizit ka kërkuar informacione nga Barcelona B për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Rei Manaj shkëlqeu sezonin e shkuar me 12 gola në kampionat dhe dy në fazën “play-off” me skuadrën e dytë katalanase, mirëpo duket se e ardhmja e tij shihet larg skuadrës katalanase.

Cadizi është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll dhe kërkon që të përforcohet, duke e parë sulmuesin shqiptar si alternativë cilësore për repartin e avancuar. Deri më tani, në Spanjë për Manajn janë interesuar skuadra të ligave më të ulëta, ndaj shihet me interes interesimi i Kadizit që 24-vjeçari të mund të tregojë cilësitë e tij mes më të mirëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Iniciativa për Progres (INPO), ka publikuar sot raportin “100…