Klubi i madh francez e dëshiron Eriksenin

06 janar 2022 | 17:00

Christian Eriksen është kthyet në një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e janarit. Pas shkëputjes së marrëdhënieve me Interin për shkak të pamundësisë për të luajtur me defribrilator në zemër, mesfushori danez tani ka dy oferta në tavolinë për të vazhduar karrierën.

Përveç interesit të Ajax për të nënshkruar me të, tani në garë futet edhe Monaco, e cila ka nevojë për një përforcim të tillë.

Në Francë, Eriksen mund të luajë lehtësisht, kështu që nëse kalon ekzaminimet mjekësore, Monaco nuk do të hezitojë të nënshkruajë me yllin e Danimarkës. Klubi francez tani duhet të bindë lojtarin që të heqë dorë nga rikthimi të skuadra ku u rrit, Ajax, për ta pasur në gjirin e saj. Duke qenë se lojtari është i lirë, nënshkrimi me të nuk do të ketë asnjë kosto.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Ukrainë ka ngrirë pronat e ish-presidentit, Petro…