Klubi i madh italian arrin marrëveshje me Muriqin

08 qershor 2020 | 14:17

Sulmuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është shumë afër transferimit në Itali. Mediet turke raportojnë se sulmuesi nga Kosova ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lazios, kurse kjo marrëveshje pritet të bëhet zyrtare në ditët e ardhshme.

Interesim për sulmuesin e Fenerbahçes kanë shfaqur Tottenham Hotspur, Burnley, West Bromwich Albion, Stade Rennes dhe Napoli.

Shuma që do t’i paguajë Lazio skuadrës turke për sulmuesin shtatlartë është 20 milionë euro.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka…