Klubi i madh italian e dëshiron Kessien

13 shkurt 2023 | 16:03

Franck Kessie mund të rikthehet sërish në Itali, por jo te skuadra e Milanit.

“Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori mund t’i bashkohet gjatë verës skuadrës së Interit. Kessie është i pakënaqur te Barcelona dhe dëshiron rikthimin sa më të shpejtë në Seria A.

“Zikaltërit” po shqyrtojnë opsionet e huazimit për sezonin e ardhshëm, por lojtari duhet të ulë pagën e tij aktuale prej 7 milionë euro, në mënyrë që klubi italian të mund ta përballojë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, i…