Klubi i madh italian interesohet për Riberyn
30 gusht 2021
| 17:29
Franck Ribery do të mbetet në Serie A, edhe pse i ka mbushur 38-vjeç. Anësori u aktivizua rregullisht te Fiorentina dy sezonet e fundit në 50 ndeshje dhe vetëm tre prej tyre i nisi nga stoli.
Klubi “vjollcë” nuk ia ofroi rinovimin, ndërkohë që së fundmi në lojë për të është futur Lazio. Për të arritur te Kostiç është e vështirë, ndaj drejtuesit e klubi italian janë pranë marrëveshjes me Ribery.
Pritet që shumë shpejt të vijë edhe njoftimi i klubit italian. Ribery do ishte një alternativë për trajnerin Sarri, si dhe një lojtar i rëndësishëm për Lazion sidomos në dhomat e zhveshjes.