Klubi i madh shqiptar e kërkon Mirel Josën
06 shtator 2019
| 14:50
Pasi u shkarkua nga drejtimi i Prishtinës, Mirel Josa përflitet sërish pranë një klubi shqiptar, këtë herë në Maqedoninë e Veriut.
Është “Gazeta Lajm”, e cila shkruan se Shkëndija e Tetovës, po mendon të marrë në krye të ekipit pikërisht Josën. Vetë tetovarët, javën e kaluar shkarkuan trajnerin Qatip Osmani, teksa Shkëndija renditet e fundit në kampionatin maqedonas.
Ende asgjë nuk është zyrtare, por pritet që në orët në vijim, drejtuesit e Shkëndijës të vendosin përfundimisht për emrin e ri të trajnerit.