Klubi i madh turk e dëshiron Berishën

09 shkurt 2023 | 12:41

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha mund të largohet nga futbolli italian pas një kohe të gjatë. Ai mund të transferohet në futbollin turk.

Mediet italiane raportojnë se portieri kuqezi ka marrë ofertë nga skuadra e Galatasarayt. Afati kalimtar në Turqi është zgjatur për dhjetë ditë për shkak të tërmetit, prandaj gjasat që Berisha të transferohet atje janë të mëdha.

Portieri nga Kosova e ka humbur vendin e titullarit në Torino, derisa Galatasaray e dëshiron në vend të portierit Muslera, i cili ka pësuar një lëndim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar opozitën që para…