Klubi i motoristëve nga diaspora vizituan FSK-në
26 korrik 2019
| 15:12
Në kazermën e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) “Adem Jashari” në Prishtinë, qëndruan të premten për vizitë 40 mërgimtarë shqiptarë nga Zvicra, të bashkuar në klubin e motoristëve “Shqiponja”.
Gjatë kësaj vizite, motoristët u mirëpriten nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Hasan Hoxha, si dhe nga oficerë të lartë të FSK-së.
/Epoka e re/