Klubi i njohur spanjoll interesohet për Zhegrovën

09 janar 2024 | 11:05

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon nëpër një formë fantastike në kampionatin francez. Ai mund të largohet gjatë verës nga Lille.

Një propozim konkret për 24-vjeçarin vjen nga La Liga. Sipas “NotGip”, ish-futbollistin e Baselit e do Real Sociedadi. Klubi spanjoll e sheh përfaqësuesin kosovar si zëvendësues potencial të Cho. Mbetet të shihet nëse futbollisti do të jetë i interesuar të transferohet në Sociedad dhe nëse ky i fundit do ta bëjë ofertën e duhur për Zhegrovën.

Lille e vlerëson lojtarin kosovar 17-20 milionë euro. Zhegrova ka kontratë me klubin nga Ligue 1 deri në vitin 2026, por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Franca gjatë verës që vjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka këshilluar qytetarët të bëjnë…