Klubi i Pingpongut ‘Priping’ dhe IPKO në bashkëpunim shoqatën Autizmi dhe Down Syndrome Kosova, sot shënuan ditën botërore të pingpongut
Klubi i Pingpongut Priping dhe IPKO në bashkëpunim shoqatën Autizmi dhe Down Syndrome Kosova, sot shënojnë ditën botërore të pingpongut duke përformuar në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Eventi i Ditës Botërore të Pingpongut do të fillon, në ora 14:00, në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ky event është njëri nga 418 ngjarjeve të organizuara nga klube dhe federata të ndyshme nga mbarë bota, në partneritet me Fondacionin e ITTF-it
Këtë vit WTTD (World Table Tennis Day) synon që përmes sportit të pingpongut të promovohet diversiteti dhe gjithëpërfshirja në sport dhe sllogani i kësaj dite është #TTBelongsToYou.
Ky event do të fillojë edhe bashkëpunimin mes Priping dhe Shoqatës Autizmi e DKS, ku fëmijet me aftësi të kufizuara do të bëhen pjesë e sportit të pingpongut, duke mbajtur ushtime të rregullta.
Të festojmë së bashku Ditën Botërore të Pingpongut