Klubi i Premier Ligës interesohet për Starkoshën
Thomas Strakosha që nga janari mund të kalojë në Premier Ligë. Tabloidi britanik “The Sun”, raporton se gardiani 26-vjeçar shqiptar nuk ka ndërmend të rinovojë me Lazion dhe po përgatitet për t’u larguar me parametra zero në fund të sezonit.
Megjithatë largimi nga kryeqyteti i Romës mund të vijë që në janar, pasi klubi i Newcastle United është vënë në lëvizje dhe ka treguar gatishmërinë për të paguar edhe një shifër simbolike në arkat e Lazios, për ta marrë menjëherë portierin.
Klubi anglez ka kaluar në pronësinë e fondit arab, PIF dhe pritet të investojë fuqishëm për të shmangur rënien nga Premier Ligë e më pas nga sezoni i ardhshëm për të synuar ngjitjen në vendet e kreut të renditjes.
Strakosha shihet si zgjedhja e duhur në portë, duke marrë në konsideratë faktin që portieri gardiani shqiptar ka shumë eksperiencë në Seria A, teksa para ardhjes së Reinës ishte ndër më të spikaturit.