Klubi i Prodhuesve: Kompania sllovene keqpërdori imazhin e kompanisë Fluidi
19 nëntor 2019
| 11:58
Klubi i Prodhuesve të Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar ndaj siç thuhet ‘ keqpërdorimit të imazhit të kompanisë Fluidi nga kompania sllovene Promax Stav’.
Sipas Klubit të Prodhuesve kompania sllovene ka keqpërdorur ambalazhin e produktit Jaffa Champion të kompanisë Fluidi duke e dëmtuar reputacionin dhe duke e lidhur me veprime që nuk kanë të bëjnë aspak me kompaninë Fluidi.
“Kompania sllovene ka blerë produktet e Jaffa Champion në Maqedoni, paketimet të cilat më pas i ka zbrazur duke i mbushur me duhan dhe rërë dhe më pas ka bërë kontrabandimin e tyre drejt shteteve të Evropës”, thuhet në reagim.