Klubi i Prodhuesve memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha dhe ministrit në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Sipas njoftimit për medie, memorandumi i nënshkruar ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të Klubit të Prodhuesve dhe MZHR-së, për të kontribuar për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë.
“Synimi i përbashkët është bashkëpunimi i ndërsjellë, për të siguruar realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal, dhe duke përfaqësuar interesin publik midis komunitetit të biznesit dhe autoriteteve publike. Po ashtu, ky memorandum ka për qëllim, shpërndarjen e informacioneve tek prodhuesit lidhur me lansimin dhe implementimin e programeve nga MZHR për përkrahje të bizneseve”, është thënë në njoftim.