Klubi i Prodhuesve mirëpret miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

12 tetor 2020 | 12:17

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Me këtë rast, Klubi i Prodhuesve ka përshëndetur votimin e këtij projektligji, duke thënë se ky miratim është pritur me padurim nga sektori privat.

“Klubi i Prodhuesve përshëndet votimin nga deputetët e Republikës së Kosovës, për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike nga pandemia Covid-19. Miratimi i këtij projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese janë në vështirësi të mëdha financiare. Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, dhe përfshirjen e tërë sektorit privat në përgatitjen dhe implementimin e masave që do të dalin nga ky ligj. Sektor ky i cili është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme gjatë kohës së pandemisë” është thënë në komunikatën e Klubit të Prodhuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nisjen…