Klubi i Prodhuesve organizon diskutimin ‘Rritja e eksportit përmes Private Label’

26 prill 2021 | 12:41

Klubit të Prodhuesve të Kosovës organizon panelin e diskutimit “Rritja e eksportit përmes Private Label”, e cila mbahet në kuadër të Private Label Network Kosovo.

KPK-ja ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private, që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private.

Kjo iniciativë ka për qellim që të familjarizojë prodhuesit e Kosovës me këtë koncept por edhe të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit.

Pikërisht kjo nismë do të bëjë organizimin e konferencës “Rritja e eksportit përmes Private Label”, gjatë së cilës do të diskutohet mbi çështjet kryesore të private labels duke përfshirë rëndësinë dhe avantazhet e private labels; strategjitë e rritjes së biznesit përmes private labels dhe bashkëpunimi në mes të prodhuesve, shitësve shumicë/pakicë.

Diskutimi mbahet më 27 prill 2021, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Hotel Nartel në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi në një dalje…