Klubi i Prodhuesve takohet me presidentin Meta
13 tetor 2018
| 22:30
Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, së bashku me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u takuan me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet tregtare në mes të prodhueseve mbarëkombëtar, si dhe për sfidat e rajonalizimit të ekonomive dhe sfidat e integrimit në një treg të unifikuar.
Presidenti Meta, shprehu përkrahjen për të gjithë prodhuesit mbarëkombëtar dhe shprehu dëshirën që këto takime të jenë më të shpeshta./