Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrah ndërtimin e shtëpisë në Suharekë

01 tetor 2018 | 16:34

Anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të hënën kanë vënë gurë themelin e ndërtimit të shtëpisë për familjen Kabashi në Shirokë, në komunën e Suharekës, e cila u bë e mundur pas aksionit për ndihmë pas vërshimeve të fundit në këtë komunë.

Pas thirrjes së kryetarit të Qendrës së Bizneseve të Therandës, Shaqir Palushi, për ndihmë familjeve te dëmtuara nga vërshimet, anëtaret e Klubit të Prodhuesve të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht këtij apeli.

Image may contain: one or more people, people standing, suit and outdoor

Pas vënies së gurë themelit, kryetari Klubit të Prodhuesve, Blerim Devolli i ka falënderuar të gjithë anëtarët për këtë donacion dhe shprehu gatishmërinë që mbështesë edhe familje të tjera në nevojë. “Klubi i Prodhuesve ka si mision fuqizimin e ekonomisë vendore por në të njëjtën kohë fokus i Klubit është edhe edukimi dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve të vet”.

Ndërsa Shaqir Palushi, ka deklaruar se ndjehet krenarë me mobilizimin e anëtarëve të Klubit ndaj këtij apeli për ndihmë.“Ky mobilizim duhet të jetë shembull dhe prodhuesit tjerë duhet të jenë të gatshëm të ju dalin në ndihmë atyre që janë në nevojë”, ëshët shprehur  ai.

Kurse, Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve,  ka thënë se “Vlerat kryesore të Klubit të Prodhuesve janë në përmirësimin e gjendjes së prodhuesve të Kosovës, në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, rritjes së vlerës së produkteve kosovare, por gjithsesi edhe ngritjes së standardit të jetesës për qytetarët e këtij vendi”, theksoi Panxha.

Gjithashtu, anëtarët e Klubit të Prodhuesve gjatë kësaj vizite në Suharekë u pritën nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ku biseduan për gjendjen e bizneseve në këtë komunë dhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

 

Ai, po ashtu i falënderoi Klubin e Prodhuesve për mbështetjen dhe ndërtimin e shtëpisë në fshatin Shirokë, për familjen e cila mbeti pa strehim pas vërshimeve të fundit në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
J.Cole ka treguar sërish pse ai zgjodhi të mos votonte…