
Klubi i Prodhuesve të Kosovës pranon mirënjohje nga Kuvendi
19 dhjetor 2018
| 12:44
Kuvendi i Kosovës ka ndarë një mirënjohje për Klubin e Prodhuesve të Kosovës, pas angazhimit në komisionet parlamentare.
Në njoftimin nga Klubi i Prodhuesve thuhet se do të vazhdojnë të kontribojnë në zhvillimin e sektorit të prodhimit. “Klubi i Prodhuesve me punën dhe angazhimin ka kontribuar me komente dhe propozim-amendamente në projektligjet e këtyre komisioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Klubi i Prodhuesve do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të jap kontributin dhe do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e sektorit të prodhimit në vendin tonë”, thuhet në njoftim.