Klubi i Prodhuesve viziton kompaninë Comodita

22 shkurt 2022 | 16:21

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa së bashku me drejtorin ekzekutiv, Astrit Panxha dhe disa nga anëtarët e Klubit të Prodhuesve ishin sot në vizitë tek kompania Comodita.

Vizita u organizua për të parë për së afërmi prodhimin dhe sukseset e kësaj kompanie, por edhe për ta falënderuar për bashkëpunimin që kjo kompani ka me prodhuesit tjerë vendor.

Comodita si brend botëror në vazhdimësi ka përkrahur prodhuesit vendor duke i futur në zinxhirin e prodhimit mbarëkombëtarë.

“Sukseset e kompanisë Comodita janë suksese të zhvillimit të mbarë Kosovës, e në veçanti zhvillimit të sektorit të prodhimit, ku ky brend ka arritur që të prezantojnë denjësisht prodhimet Made in Kosova në të gjithë botën. Arritjet si këto janë zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë së vendit tonë, hapje e vendeve të reja të punës e mirëqenie për punëtorët vendor. Arritjet e tilla duhet të jenë shembull dhe motivim për të gjithë prodhuesit tjerë vendor”, është bërë më dije në njoftimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Image preview

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 21 të…