Klubi i shenjëtarisë në Obiliq: 24 vjeçari ka kryer vetëvrasje

01 dhjetor 2021 | 20:36

Një 24 vjeçar humbi jetën sonte si pasojë e të shtënave me armë.

Edhe pse nuk u dhanë detaje shtesë se si ky i fundit mbeti pa shenja jete, nga poligoni i shenjëtarisë në Obiliq ‘Katana” kanë bërë të ditur se i riu ka kryer vetëvrasje.

Përmes një publikimi në “Facebook” është thënë se duke pasur respekt ndaj privatësisë së personave të përfshirë me ngjarje, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme, transmeton lajmi.net.

Po ashtu është theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe standardet e sigurisë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:
NJOFTIM
Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.
Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.
Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.
Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot e ka vizituar…